Ndërprerjet e energjisë, “Qeveria s’do të pajtohet më me arsyetimet e kota për rënie blloqesh”

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se Qeveria nuk do të pajtohet më me arsyetimet nga KEDS për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Lajme

16/12/2018 18:58

Këtë reagim Arifi e ka bërë pasi në komunën e Fushë Kosovës dhe të Suharekës sot kishte ndërprerje të energjisë elektrike, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka theksuar se në mënyrë të pakompromis do t’i vihet fundi praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët

“Sot ka qenë vështirë të jesh qytetarë i Fushë Kosovës dhe Therandës. Në ditë të ftoftë gati Siberike me orë të tëra pa energji elektrike në vitin 2018 është e patolerueshme dhe e padurueshme. Është arritë nivel ku Qeveria nuk do të pajtohet më me raporte të arsyetimeve të kota për rënie blloqesh, mbingarkime apo renovime të “planifikuara” në pikë të dimrit. Në mënyrë të pakompromis do të i vihet fundi praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët. Mjaft është Mjaft”, ka shkruar këshilltari i kryeministrit në Facebook. /Lajmi.net/