Ndërprerja e ushtrimeve, mund t’u shkaktojë depresion

Mjekët nga Universiteti i Adelaides në Australi kanë përcjellë shtatë studime të ndryshme ku është hetuar efekti i ndërprerjes së ushtrimit.

Lifestyle

26/03/2018 08:52

 

Analiza përfshinte 152 pjesëmarrës të rritur, të cilët kishin ushtruar të paktën tri herë në javë nga 30 minuta, për tre muaj.

Mjekët konstatuan se në disa raste ndërprerja e ushtrimeve çon në rritjen e simptomave të depresionit dhe atë vetëm tre ditë pas ndërprerjes.

Simptoma të tjera u përjetuan një javë ose dy pas pushimit.

Është interesante se gratë kanë përjetuar më shumë simptoma të depresionit sesa meshkujt./tv21/