Nderohet Bebe Rexha (FOTO)
Bebe Rexha nderohet në Tiranë.
ShowBiz
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti të premten këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha, dhe DJ e famshëm anglez, Fatboy Slim.
Në një organizim në ambientet e bashkisë, Veliaj i dorëzoi këngëtares së njohur shqiptare “Çelësin e Qytetit” dhe i shprehu mirënjohjen për praninë e saj në kryeqytet me një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.
Gjithashtu, Fatboy Slim u nderua me simbolin e “Kullës së Tiranës”./ Top Channel