Nderime të larta shtetërore për Zaevin në Shqipëri

Zoran Zaev pritet me nderime në Shqipëri, ndërsa takohen Qeveria e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Lajme

15/12/2017 19:13

Në Pogradec ka filluar takimi ndërqeveritar mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë.

Pas mbërritjes së dy kabineteve qeveritare në Pogradec është zhvilluar edhe ceremoniali zyrtar i mirëseardhjes për nder të kryeministrit Zoran Zaev dhe Këshillit të Ministrave të Maqedonisë.

Ndryshe, në fokus të takimit do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë./21Media

YouTube player