Ndërhyrja Speciale

Shumica e trajnerëve i urojnë futbollistët e tyre pas një fitoreje të rëndësishme, por ekziston koha dhe vendi. Por, provoni t’ia thoni këtë menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho, i cili ndërpreu një paraqitje të drejtpërdrejtë në televizion të dyshes David Luiz dhe Eden Hazard, për t’i përqafuar ata. Rasti ndodhi pas fitores së Chelseas ndaj…

Sport

29/12/2013 21:31

Shumica e trajnerëve i urojnë futbollistët e tyre pas një fitoreje të rëndësishme, por ekziston koha dhe vendi.

Por, provoni t’ia thoni këtë menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho, i cili ndërpreu një paraqitje të drejtpërdrejtë në televizion të dyshes David Luiz dhe Eden Hazard, për t’i përqafuar ata.

Rasti ndodhi pas fitores së Chelseas ndaj Liverpoolit 2:1 në Stamford Bridge, ku skuadra e Mourinhos përforcoi statusin e konkurrentit për titullin e kampionit.

Special One ishte aq i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e futbollistëve të tij, sa që i përqafoi ata derisa ishin duke dhënë deklarata për televizionin Sky Sports.

Madje, Mourinho ngacmoi Luizin i cili u ndëshkua me karton të verdhë – i pesti i tij këtë edicion – dhe do të suspendohet për një ndeshje.

Mourinho sugjeroi se mbrojtësi e bëri qëllimisht në mënyrë që ta kalojë Vitin e Ri në Portugali, me familjen e tij. Punë e mirë.