Ndërhyrja më brutale në historinë e futbollit (VIDEO)

Ben Thatcher, ish-lojtar i Manchester City goditi me bërryl Pedro Mendes të Portsmuth në një ndeshje të kampionatit anglez të futbollit në një dyluftim ku nuk u interesua aspak për topin.

Sport

24/08/2017 08:59

Janë mbushur plot 11 vite nga ajo që konsiderohet si ndërhyrja më brutale në historinë e futbollit.

Ben Thatcher, ish-lojtar i Manchester City goditi me bërryl Pedro Mendes të Portsmuth në një ndeshje të kampionatit anglez të futbollit në një dyluftim ku nuk u interesua aspak për topin.

Mendes u përplas pa ndjenja me reklamat anës fushës dhe u desh oksigjeni së bashku me transportimin në spital që portugezi të merrte veten, raporton “Top Channel”.

Për këtë ndërhyrje brutale, arbitri e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë Ben Thatcherin, por më pas lojtari u ndëshkua me 6 ndeshje pezullim nga vetë klubi i tij, ndërsa Federata Angleze e Futbollit e dënoi me 8 ndeshje pezullim.

YouTube player