Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar e domosdoshme për tejkalim e krizës

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi ka thënë se ultimatumet e opozitës dhe refuzimet apriori të Qeverisë nuk i kontribuojnë daljes nga situata aktuale.

Lajme

19/02/2016 08:05

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Gashi ka thënë se është koha që tensionet, presionet e ultimatumet të zëvendësohen me bisedime dhe me arritjen e një marrëveshje për gjetjen e rrugës për dalje nga kriza.

Në të kundërtën, Gashi e sheh të domosdoshme rolin e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar që Kosovës t’i kthehet normaliteti.

Sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme, ai ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve të shpeshta po ndikon në humbjen e fokusit të Qeverisë, por edhe të opozitës nga problemet serioze.

“Mbajtja e zgjedhjeve të shpeshta po ndikon në humbjen e fokusit të Qeverisë, por edhe të opozitës nga problemet dhe sfidat serioze, si zhvillimi ekonomik, lufta për rend dhe ligj dhe reformat ë gjëra që duhet t’i kryejë Kosova në proceset integruese dhe shtetndërtuese”, ka thënë Gashi