Ndalohet importi i lodrave “Made In Kina”, të cilat nuk i plotësojnë standardet – Lajmi.net
Ndalohet importi i lodrave “Made In Kina”, të cilat nuk i plotësojnë standardet
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:36, 10 August 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marr vendim të ndalojë importin e të gjitha lodrave që kanë rezultuar se nuk janë konform standardeve pas testimeve në laboratorin “SGS” në Holandë.

 

Gazeta JnK ka raportuar se nga 15 lodra me origjinë nga Kina që janë testuar, 12 kanë rezultuar se nuk i plotësojnë standardet ligjore të Kosovës për t’u përdorur nga fëmijët.

“Prej 15 mostra të lodrave të  cilat i kemi dërguar për testim në Holandë, 12 prej tyre kanë dal të rrezikshme për përdorim. Ne sot kemi marrë analizat përfundimtare nga laboratori “SGS”në Holandë dhe sipas analizave këto mostra janë JO KONFORM me parametrat e përcaktuar në ligjet dhe standardet përkatëse”, thuhet në vendimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që të ndalojë importin e lodrave që nuk janë konformë standardeve. Përveç kësaj, MTI-ja ka kërkuar nga Dogana që të ketë kontroll të shtuar për të gjitha lodrat e importuara nga Kina.

“Menjëherë kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ta kenë si prioritet të lartë, sigurinë e lodrave dhe të ndalojnë importin e të gjitha lodrave nga tregu aziatik që nuk i plotësojnë kriteret”, thuhet në vendim.

Ministri në vendimin e tij ia ka kujtuar Doganës dokumentet që duhet t’i kërkohen secilit import.

“Siç e përcakton edhe Ligjit nr. 06/L-041 Për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësim të Konformitetit dhe Rregullorja nr.02/2017 Për Sigurinë e Lodrave, të gjitha produktet (lodra) ,të cilat importohen, duhet të jenë të shoqëruara me dosjen teknike e cila përmban: Deklaratën e Konformitetit ( të lëshuar nga prodhuesi); Test raporti ( i lëshuar nga një trup e certifikuar; Etiketën me informatat e nevojshme për përmbajtje dhe përdorim”, thuhet në vendimin e MTI-së.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’ /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO