Ndalohet biçikleta në sheshin e Prishtinës (Foto/Video)

Në qendër të Prishtinës kujdes kur dilni me biçikleta.

Lajme

15/07/2015 12:02

YouTube player

Në sheshet që fillojnë nga Kuvendi i Kosovës e deri te semaforët e parë, te Hoteli Grand, më nuk lejohet ta ngasësh biçikletën, raporton lajmi.net.

Shenjat janë vendosur tashmë që në atë zonë është e ndaluar edhe pse pak kujt po i bien në sy.

Këtë vendim e ka marr Komuna e Prishtinës pas kërkesave të shumë prindërve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se kjo është bërë për shkak të shumë aksidenteve të goditjeve të fëmijëve dhe shumë kërkesave të prindërve.

“Jemi duke menduar për shiritin e veçantë për biçikleta në shesh por në ndërkohë duhet të veprojmë që mos të ndodhin aksidente”, tha Ahmeti, raporton lajmi.net.

Ndalohet qarkullimi per bicikleta

Komuna është përgjegjëse për komunikacion. Rregullat i vendos Drejtoria e shërbimeve publike.

Ndryshe, shenja e komunikacionit e vendosur në fillim dhe në fund të shesheve kryesore të kryeqyteti është e urdhrave të prerë, pra rreptësisht ndalohet të ngasësh biçikletën në atë pjesë.

Ndalohet qarkullimi per bicikleta

Sa i përket shtigjeve për biçikleta nëpër qytet, Ahmeti ka shpjeguar se ato janë pjesë e projektit për rindërtimin e trafikut urban në Prishtinë.

Ndalohet qarkullimi per bicikleta 3

Përveç shtigjeve të biçikletave, aty hyjnë edhe rregullimi i linjave të autobusëve lokal. Për realizimin e projektit për rindërtimin e trafikut urban në kryeqytet do përdoren 13 milionë euro, e i cili merr kohë dy vjet./lajmi.net

Ndalohet qarkullimi per bicikleta 4