Ndalohen veturat gjatë “Sunny Hill Festival”, përdoret vetëm transporti publik

Sot fillon zyrtarisht edicioni i ri i "Sunny Hill Festival".

ShowBiz

10/08/2018 11:39

Festivali do të zgjat tri ditë dhe mbahet në ambientet e parkut të Gërmisë, shkruan lajmi.net.

Organizatorët e “Sunny Hill” kanë njoftuar që gjatë këtyre tri ditëve sa zgjat festivali ndalohen tërësisht veturat në parkun e Gërmisë, ndërsa do të shfrytëzohet vetëm transporti publik.

“Te dashtun,
Do te ju luteshim shume qe permes faqeve/portaleve tuaja t’i njoftoni qytetaret se hyrja ne Parkun e Germise do te jete e ndaluar gjate ketyre 3 diteve dhe se per te arritur ne festival menyra me e shpejte dhe me efikase eshte perdorimi i transportit publik.
Ju falenderojme paraprakisht”, shkruan në njoftimin e “Sunny Hill”.

Për ndryshe, Dua Lipa do të performojë sonte në natën e parë të këtij festivali, duke premtuar se do të realizojë shou të vërtetë. /Lajmi.net/