Ndalohen tre shqiptarë në Greqi me 63 kilogramë hashash

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kosturit në Greqinë veriore, duke transportuar një sasi prej 63 kg lëndë narkotike.

Lajme

18/11/2016 14:14

Sipas burimeve policore në Mesopotam, bëhet fjalë për dy burra të moshës 48 dhe 18 vjeç si dhe për një vajzë 19-vjeçare.

Arrestimi është kryer në aksin rrugor Siatista-Kristalopigji, të rrugës internacionale Egnatia, kur 48-vjeçari drejtonte një automjet në të cilin janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale 4 çanta me 106 qese me hashash.

Ndërsa në automjetin e dy të rinjve që kishin rolin e sinjalizuesit janë gjetur dhe konfiskuar 1550 euro dhe disa bizhuteri.

Të arrestuarit, të cilëve u janë konfiskuar gjithashtu edhe tre telefonat celularë, janë dërguar në Prokurorinë e Kosturit, ku u është lexuar edhe aktakuza./ Top Channel