Ndalim qarkullimi, lejim inspirimi

Një artist misterioz i grafiteve në Angli po e transformon shenjën “Ndalim qarkullimi”, duke ndërhyrë artistikisht për të krijuar imazhe zbavitëse. Askush nuk e di identitetin e personit që mban autorësinë.

ShowBiz

03/10/2013 14:45

Një artist misterioz i grafiteve në Angli po e transformon shenjën “Ndalim qarkullimi”, duke ndërhyrë artistikisht për të krijuar imazhe zbavitëse.

Askush nuk e di identitetin e personit që mban autorësinë.

Artisti më i njohur anonim në botë për këtë lloj arti të grafiteve është Banksi, veprat e të cilit mund të gjenden në vende të ndryshme të botës.

Shumë artistë anonimë janë inspiruar nga Blek le Rat, emri i vërtetë i të cilit është Xavier Prou, që filloi të vizatonte pamje të tilla si minj dhe balerina në rrugët e Parisit, në vitet 1980.

Ai konsiderohet artisti i parë i grafiteve që është vlerësuar më shumë sesa kualifikimi i zakonshëm – vandal.