Ndalet Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare që paraqiste tmerrin e luftës në Aleppo (Foto)
Llogaria e Twitter e vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo lindore, e cila tërhoqi vëmendjen e botës duke përshkruar jetën në ketë zonë është ndaluar nga një ofensivë e ushtrisë siriane, shkruan BBC.
Bota
Bana Alabed me ndihmën e nënës së saj e cila është profesoreshë e anglishtes gjithçka çka ka ndodhur në Aleppo e ka publikuar në Twitter, transmeton lajmi.net.
Megjithatë llogaria e saj është fshirë të dielën kur trupat e ushtrisë siriane kanë hyrë në qytet ndërsa në Twitti-in e fundit që e ka shkruar nëna e saj Fatema thuhet: Jemi të sigurt se tash ushtria do të na zë rob. Shihemi në një ditë tjerë botë e dashur. Përshëndetje-Fatema”.
Sipas BBC llogaria e Bana Alabed në Twitter ka pasur më shumë se 100 mijë ndjekës.
Nëna e vajzës në një intervistë për BBC gjatë tetorit ka thënë qëllimi i saj është që “bota ta dëgjojë zërin e tyre”.
Ato çdo ditë kanë shkruar për jetën në luftë. Në nëntor ajo ka shkruar se është qëlluar shtëpia e tij dhe se ka “parë vdekjen me sy” ndërsa në një tjetër ka shkruar se i është vrarë shoqja.
Ndërsa në një video xhirim në të cilin shihet me të vëllanë thotë: “Vizatim me vëllain para se të arrijnë aeroplanët”. /Lajmi.net/