Ndalet tenderi i kundërligjshëm i Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës e ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, kur e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “MSS” për të bërë pastrimin e objekteve shëndetësore.

Lajme

23/08/2017 11:34

Komuna e Prishtinës tentoi që pastrimin e objekteve shëndetësore ta bëjë kundërligjshëm. Në fakt tenderin që e realizojë kjo Komunë, deshi t’ia japë kompanisë “MSS” duke e shkelur Ligjin e Prokurimit në disa pika. Prokurimit komunal eliminojë kundërligjshëm një kompani që ofertojë për këtë tender. Madje, disa nga kriteret që i kontestoi Komuna për kompaninë e eliminuar nuk i plotësoi as kompania e rekomanduar për kontratë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka stopuar nënshkrimin e kësaj kontrate duke e urdhëruar komunën që këtë prokurim ta kthejë në rivlerësim, në të kundërtën do të merren masa ndaj zyrtarit të prokurimit dhe Komunës.

Njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me këtë aktivitet të prokurimit është bërë me datë 6 korrik dhe është rekomanduar për kontratë kompania “MSS” nga Prishtina, shkruan lajmi.net.

Kundër këtij njoftimi të Komunës ankesë në OSHP ka bërë operatori ekonomik ankues “Schafenberg Gmgh& Erik Shpk& Krasniqi Shpk”, duke pretenduar se prokurimi i Komunës ka vepruar në kundërshtim me nenin 1, 2 dhe 52 të Ligjit të Prokurimit. Po ashtu, ankuesi pretendon se Komuna ka vepruar në kundërshtim edhe me nenin 59 dhe 69 të Ligjit të prokurimit.

Pretendimi i parë ka të bëjë me kundërshtimin e refuzimit të dëshmisë dokumentare për posedim të autocisternës nga ana e Komunës. Ndërkaq, pretendimi tjetër ka të bëjë me dëshmitë për parametrat ekologjikë të materialeve të ofruara, të cilat prokurimi komunal i ka vlerësuar si jo të plota.

Pas kësaj ankese nisi një hetim eksperti i jashtëm i OSHP-së.

”Në listën e pajisjeve që ju posedoni është edhe autocisterna. A mund të na siguroni dëshmi se ajo pajisje është në pronësi tuajën ose keni marrëveshje me pronarin për shfrytëzimin e automjetit. Me shkresa të lëndës e gjejmë të bashkangjitur këtë dokument të nënshkruar e të vulosur në origjinal nga të dyja palët, me të gjitha elementet bazë të një kontratë valide të qiradhënies, andaj dyshimet e AK-së se kjo kontratë është fiktive janë të pa bazuar. Po ashtu arsyetimi se ky dokument duhet të refuzohet se nuk është i notizuar, vlerësojmë se është i pa bazë ngase nuk është kërkuar në dosje. Për më tepër ky dokument është ofruar në origjinal dhe se noterizimi i tij nuk jep ndonjë vlerë shtesë të marrëveshjes. As mos protokollimi i saj nuk mund të zbehë vlerën e një kontrate, ngase çështja e mbajtjes së protokolleve është çështje e organizimit të brendshëm të subjekteve dhe se nuk mund të jetë ky argument kaq substancial sa të refuzohet oferta për një çështje që as nuk është parapri me dosje e as nuk trajtohet në mënyrë specifike me LPP”, ka konkloduar eksperti shqyrtues i OSHP-së i autorizuar për ekspertizën e kësaj ankese.

Pas ekzaminimit të shkresave, OSHP-ja thotë se ka vërejtur se kompania e shpërblyer me kontratë ka dy kontrata shërbimi kopje, të pa noterizuara e të pa protokolluara, madje njëra prej tyre me afat të skaduar. “Pra, vërejmë se kriteret e vlerësimit në këtë pikë kanë qenë të dyfishta, që është e pa pranueshme. Andaj pretendimi i kompanisë ankuese është i bazuar”, ka thënë eksperti shqyrtues i OSH-së.

Ndërsa, lidhur me pretendimin tjetër, që ka të bëjë me mospranimin e deklaratave MSDS (Material Safety Data Sheet) për plotësimin e parametrave ekologjikë të materialeve të ofruara nga ky operator dhe në këtë pikë, pala në ankesë arsyeton se i ka dërguar këto dëshmi në pajtim me kresat e Dosjes së tenderit, ku edhe ka ofruar fotokopjet e tyre si provë materiale.

Komuna në fakt në njoftimin dërguar palës ka sqaruar se këto dëshmi janë ofruar pjesërisht vetëm për disa artikuj e jo në të gjithë. Ndërkohë, eksperti shqyrtues ka vërejtur se kërkesat autentike me FDT ka qenë “Materiali i përdorur duhet të jetë ekologjikë dhe i shoqëruar me dokumentin përkatës MSDS dhe me Deklaratë nga Kompania se materialet e përdorura do të jenë ekologjike. Vlerësimi i ekspertit të OSHP-së, është se kërkesa është paka e përgjithësuar. “Në përgjigje të kësaj kërkese konstatohet se është ofruar deklaratë e kompanisë në ankesë dhe janë ofruar një vragë MSDS për materiale që ofrohen nga prodhuesi “Viking”, sipas grupit të tyre të cilat ne i kemi identifikuar veç e veç në dokumentacion si material për pastrim duarsh, pastrim xhamash, pastrim qeramike, pastrim druri, pastrim kuzhine dhe parketi. Vlerësojmë se këto MSDS i mbulojnë kërkesat e sigurisë ekologjike për të gjitha sipërfaqet e përcaktuara për pastrim të cilat janë definuar dhe janë në përputhje edhe me Direktivën 91/155 EEC të Komisionit evropian. Andaj,  eksperti shqyrtues konstaton se pretendimi ankimor është i bazuar dhe e ka rekomanduar Panelin shqyrtues që ankesën e kompanisë ta aprovojë si të bazuar duke e anuluar vendimin e prokurimit të Komunës dhe procesi të kthehet në rivlerësim”.

Me vendim të ekspertit shqyrtues nuk është pajtuar Komuna  e Prishtinës, duke konsideruar se kompania ankimore ka qenë e pa përgjegjshme në ofertim dhe më këtë rast ka paraqitur faktet e tij.

Paneli shqyrtues, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të të gjitha fakteve dhe dëgjimit të palëve, ka konstatuar se prokurimi i Komunës së Prishtinës nuk ka respektuar në tersi dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik, dhe ka ardhur në përfundim se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë konfomë Ligjit të Prokurimit. Andaj,  ka dhënë të drejtë epskertizies së ekspertit dhe ka vendosur që lëndën ta kthejë në rivlerësim./Lajmi.net/