Ndalet rryma në transmetim live, Shpend Ahmeti thotë se po ja këpusin kabllot

Debati live që ishte duke u transmetuar në një televizion me kryetarin aktual dhe kandidatin e VV-së për Prishtinën, Shpend Ahmeti është ndërprerë për shkak se është ndërprerë energjia elektrike.

Lajme

21/09/2017 21:51

Ahmeti pas ndaljes se rrymës u dëgjua tek sa thoshte, “po i këputin kabllat me dana”, transmeton lajmi.net.

Me t’u kthyer në ritransmetim, në debatin e Klan Kosovës, kuptohet se kishte rënë një siguresë elektrike. /Lajmi.net/