Ndalet rryma, ndërpritet ndeshja në Ligën e Kampionëve (Video)

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Sporting Lisbonës dhe Mariborit është ndërprerë, për shkak se është ndalur rryma në stadiumin e skuadrës portugeze.

Sport

25/11/2014 22:16

Një gjë shumë e pazakontë sapo ka ndodhur në ndeshjet e garës më të madhe europiane, Liga e Kampionëve.

Dueli ndërmjet Sportingut dhe Mariborit është ndërprerë, pasi është ndalur rryma elektrike në stadiumin e skuadrës portugeze.

Takimi ende nuk ka filluar, ndërsa sipas lajmeve të fundit, mësojmë se ndriçimi i stadiumit ka filluar të rregullohet, vetëm se kanë mbetur për tu rregulluar dhe disa detaje.

Përndryshe, rezultati i pjesës së parë është 2-1 në favor të skuadrës portugeze, e cila është duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Video