Ndajini ushqimet sipas ngjyrave, do t’i humbisni 10 kilogramë në javë

Nëse vendosni që t'i ndani ushqimet tuaja në brumëra dhe perime, do të keni rezultate mahnitëse brenda një kohe shumë të shkurtër.

Lifestyle

21/01/2019 18:04

Kjo dietë, ose sic dietologët e quajnë, ky program konsiston në ndarjen e ushqimeve sipas një sistemi ngjyrash dhe më pas kombinimin e tyre për të rënë në peshë shumë shpejt.

Janet Thmson që shkroi librin bestseller Fat To Flat (Nga e shëndoshë në të dobët) në vitin 1995, pretendon se plani i saj i ri ofron një zgjidhje të thjeshtë për t’u dobësuar.

Sipas programit në fjalë perimet, fruta, fasulet dhe spinaqi futen në kategorinë “e gjelbër”, brumërat në kategorinë “rozë”, yndyrërat dhe proteinat në atë “blu” dhe ushqimet pa vlera ushqyese në “të kuqe”.

Ushqimi i një diete të ekuilibruar është aq e thjeshtë sa të hahet një numër i caktuar i pjesëve të secilës kategori në ditë:

Deri në tetë ushqime prej kategorisë jeshile, tre prej rozës, një pjesë të kaltër me çdo vakt dhe asnjë të kuqe.

Dhe të devotshmit kanë arritur të humbin deri në 10 kilogram në dy javë duke ndjekur planin e thjeshtë.

Ushqimet jeshile: 8 në ditë

Ushqimet rozë: Maksimumi tri pjesë në ditë

Ushqime blu: Një me çdo vakt

Ushqime të kuqe: Shmangini. /albeu.com/