“Ndaj Musliut duhet të fillojnë procedura penale”

Profesori i së Drejtës Penale në fakultetin e Beogradit, Milanit Skuliq, thotë se deklaratat e kryetarit të Këshillit Nacional të Bujanocit, Jonuz Musliut, tregojnë mungesë të kulturës politike.

Lajme

26/04/2017 18:15

Ai ndër tjera ka thënë, se deklaratat e tij janë provokim dhe kërkojnë vëmendje të autoriteteve kompetente dhe duhet të fillojnë procedura penale, transmeton lajmi.net.

“Ato jo vetëm që thërrisnin për shkëputje të një pjese të Serbisë por edhe për ndryshim të rendit kushtetues, për të marr vendim specifik. Deklaratat e Musliut mund të jenë paralelisht provokuese dhe nxitëse”, ka thënë Skuliq për Tanjug. /Lajmi.net/