Ndahet nga Xhemajli, ja çfarë ka vendosur të bëjë Erjona

Erjona Sulejmani ka postuar një video në Instagram, ku njofton se është rikthyer në palestër.

Sport

03/01/2018 15:33

Erjona Sulejmani duket se nuk po e vuan fare ndarjen nga futbollisti me origjinë nga Tetova, Blerim Dzemaili.

Bukuroshja i është rikthyer jetës mjaft intensive si modele, ndërsa është parë shpesh në ekranet televizive italiane.

Së fundi ajo ka postuar një video në Instagram, ku njofton se është rikthyer në palestër, ndërsa prezanton edhe trajnerin e saj të ri, transmeton “Top Channel”.

Më herët, Erjona u shpreh se ishte ajo që i dha fund martesës me futbollistin dhe jo e anasjellta, siç ishte raportuar nga media.