Ndahet nga jeta Vaçe Zela

Artistja e Madhe Shqiptare ka vdekur në moshën 74 vjeçare. Me amanetin e saj, do të prehet në Shqipëri. Është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa ishte gjallë me titullin “Nderi i Kombit”.

Lajme

06/02/2014 08:35

Këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme, në  Basel të Zvicrës.

Artistja e famshme kishte kohë që lëngonte nga një sëmundje, ndërsa mediat në Shqipëri raportojnë se lajmin për vdekjen e kanë konfirmuar familjarët e saj në Zvicër.

E lindur në Lushnjë në vitin 1939, Vaçe Zela më 7 prill të këtij viti do të mbushte 75 vjeç.

Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa ishte gjallë me titullin “Nderi i Kombit”.

Me amanetin e saj, ikona e këngës shqiptare do të prehet në atdhe.