Ndahet nga jeta modelja e njohur

Ka ndërruar jetë modelja e njohur.

ShowBiz

06/12/2018 19:59

Jael Strauss është njëra nga protagonistet e “America’s Next Top Model” e cila ndërroi jetë në moshën 34 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Ajo prej kohësh po vuante nga kanceri i gjirit duke thënë se sëmundja ishte në shkallën e katërt dhe e pashërueshme.

Sipas shtypit amerikan, modelja ka vdekur më 4 dhjetor pas disa ditëve që kishe qëndruar në komë.

Pas vdekjes së saj, ngushëllime kanë shprehur edhe shumë nga miqtë e ngushtë të Jael, e njëra ndër to ishte edhe Tyra Banks e cila shkroi: “Modelingu ka humbur një shpirt të mrekullueshëm, do ta kujtojmë Jaelin, shpirtin e saj të gëzuar dhe të mrekullueshëm”. /Lajmi.net/