Ndahet nga jeta Dean Stanton

Figura kulte e kinematografisë amerikane, Dean Stanton, është ndarë nga jeta në një spital në Los Anxheles, në moshën 91-vjeçare.

ShowBiz

16/09/2017 15:06

Imazhi i tij e bëri të preferuarin e producentëve që kërkonin një aktor karakteri për t’i shtuar melankolinë apo ngjyrat ekranit.

Në karrierën e tij, të shtrirë përgjatë 60 viteve, ai është shfaqur në filma si “Alien”, “Godfather 2” dhe “Paris-Texas”. Filmi i tij i fundit, që do të dalë së shpejti në ekrane, është “Lucky”.

Stanton, që së fundmi është shfaqur në ripërshtatjen televizive të David Lynch, “Twin Peaks”, ndërroi jetë të premten nga shkaqe natyrale në spitalin “Cedars Sinai”.

Ai kishte edhe një karrierë të dytë në muzikë dhe luante rregullisht në Los Anxheles e madje disa herë ndërmerrte edhe ture me bandën Harry Dean Stanton, ku këndonte dhe luante në kitarë dhe harmonikë.

Stanton nuk është martuar kurrë, por një herë i tha një intervistuesi se kishte një ose dy fëmijë./ Top Channel