Ndahet nga e dashura?! Reperi shqiptar fshin fotot nga Instagrami

Ka pak kohë që bëri të ditur lajmin se është fejuar.

ShowBiz

17/05/2018 17:51

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj apo siç njihet për publikun Stresi ishte në lidhje serioze me një vajzë të quajtur, Kejsi.

Ata dukeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, madje shpesh publikonin momente të lumtura nga jeta e tyre.

Ndër to, ishte edhe momenti kur çifti shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin gjersa nuk munguan urimet nga miqtë e tyre.

Megjithatë, nëse shikoni profilin e tij mund ta vëreni që reperi i ka fshirë të gjitha fotografitë që kishte me të dashurën, ndërkaq nuk ka publikuar as në Instastory.

Kjo pati reagime nga shumë ndjekësit e tij, duke aluduar se çifti i kanë dhënë fund romancës së tyre, por se cila është e vërteta mbetet të shihet ditëve në vijim.

“GTA”, është kënga e fundit që ka lansuar Stresi. /Lajmi.net/