Ndahet dyshja juaj e njohur, Flori Mumajesi: Nuk do të punoj më me…

Kanë dy këngë bashkë të cilat janë të shëndrruara në hite.

ShowBiz

28/04/2017 10:18

Fjala është për ‘Nallane’ dhe ‘Nallane 2’ të Flori Mumajesit dhe Dj Vicky, këngë këto që më pas u kopjuan edhe nga emra të mëdhenj botëror siç është The Weeknd, shkruan lajmi.net

Por, tani ka ndodhur e papritura!

Flori dhe Dj Vicky më nuk do të punojnë së bashku!!!

Të paktën kështu ka thënë vet Flori përmes një fotografie të hedhur në Instagram ku shihet bashkë me Dee Jay-n, foto kjo që ka shkrimin “Me DJ Vickyn me të cilin nuk do punoj më… Faleminderit për bashkëpunimin.”

Ky njoftim i ka shqetësuar fansat e dyshes pasi kanë filluar të pyesin se përse ka ardhur ky vendim, edhe pse në pamje e parë kjo mund të jetë vetëm një shaka e Florit dhe nëse është e tillë, nuk do t’iu pëlqej aspak simpatizueseve të tyre./Lajmi.net/

Me DJ @vikkraja me te cilin nuk do punoj me… Faleminderit per bashkepunimin?

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on