Ndahet çifti milioner i lotarisë

Çifti i cili i kishte fituar në lotari 148 milionë funte, po shkon drejt ndarjes, vetëm një vit pasi u bënë milioner. Ata po jetojnë të ndarë dhe po presin që të përfundojnë procedurat e shkurorëzimit. Adrian Bayford, 43 vjeç, dhe bashkëshortja Gillian, 41, kishin shpresuar se ‘jackpoti’ që ua ndryshoi jetën, do ta bashkonte…

ShowBiz

21/11/2013 10:00

Çifti i cili i kishte fituar në lotari 148 milionë funte, po shkon drejt ndarjes, vetëm një vit pasi u bënë milioner. Ata po jetojnë të ndarë dhe po presin që të përfundojnë procedurat e shkurorëzimit.

Adrian Bayford, 43 vjeç, dhe bashkëshortja Gillian, 41, kishin shpresuar se ‘jackpoti’ që ua ndryshoi jetën, do ta bashkonte familjen e tyre, por ata duan të jetojnë të ndarë, pasi marrëdhënia e tyre është ftohur.

Zotëri Bayford është duke banuar në një shtëpi që e kishte blerë 6 milionë funte, kurse zonja Bayford në një shtëpi tjetër më modeste, që e kishin blerë për 500 mijë funte, 10 minuta larg rrugës, në Suffolk.

“Gillian ka konfirmuar se martesa me Adrian ka marrë fund, pasi nuk ndiejnë më asgjë për njëri tjetrin. Gillian nuk do të japë komente rreth kësaj çështjeje, as tash e as në të ardhmen”, ka thënë zëdhënësi i milioneres britanike për tabloidin ‘Daily Mail’.

Nënë e dy fëmijëve, Gillian kishte punuar në ndërrimin e natës në spital, kurse Adrian e kishte hapur një dyqan të vogël, ku shiste instrumente muzikore dhe CD të dorës së dytë, derisa e fituan lotarinë.

Bayfords ishin të famshëm, jo vetëm se e kishin fituar shumën milionëshe 15 muaj më parë, por edhe për mënyrën se si kjo shumë e ndryshoi jetën e tyre, duke jetuar së bashku të lumtur. Së paku deri tash…