‘Ndahen’ Flori dhe Fifi, a e vërteton kjo se kanë qenë në lidhje?

Lidhjet në showbiz, mes dy personazheve publike zgjojnë gjithmonë vëmendje te publiku.

ShowBiz

30/01/2019 14:40

Disa nga to bëhen thjeshtë për vëmendje mediatike, e disa rezultojnë edhe të vërteta, si rasti I fundit mes Fifit dhe Flori Mumajesit, shkruan lajmi.net.

Dyshja në fjalë, bëri shumë zhurmë pasi u publikua një video e tyre ku po performonin me këngën “Ja ke bo vetes”, ku u panë shumë afër njëri-tjetrit.

E publikimi i kësaj videoje mbetet akoma mister, pasi Fifi për një media deklaroi se nuk e kishte idenë se nga kishte dalë.

“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës ‘Ja ke bo vetes’. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”.

Të gjitha portalet u pushtuan me lajme se Flori e Fifi janë në lidhje, edhepse asnjëri nga ta nuk kishte konfirmuar një gjë të tillë direkt.

Ndërsa indirekt, ai që ka habitur është Flori i cili vazhdimisht ka postuar përshkrime dashurie në videot e Fifit që nxirrte në Instastory, apo edhe komente në rrjetet sociale, gjë që nuk e ka bëre më parë me asnjë femër të showbizit, që është përfolur për ndonjë lidhje.

Por ajo çka befasoi së fundmi është veprimi i të dyve në Instagram, duke i bërë unfollow njëri-tjetrit! Për këtë veprim Flori nuk ka reaguar fare, ndërsa Fifi për nje media tha se kjo temë është shumë private.

“Besoj që është pak si shumë private si temë .. por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma..”, u shpreh Fifi për “iconstyle.al”, transmeton lajmi.net.

Me këtë deklaratë të artistes vërtetohet njëherë e mirë se dyshja vërtetë kanë pasur një lidhje dashurie, pasi me fjalët “Neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma” nënkuptojmë se edhe pas ndarjes ata vazhdojnë të jenë miq, edhepse nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Se si do të vazhdojë raporti I tyre, të paktën mediatikisht, publiku dhe ne jemi shumë kurioz ta shohim./Lajmi.net/