Ndahen edhe Miranda Lambert e Blake Shelton (Foto)

Çifti i famshëm i muzikës Country kanë vendosur të divorcohen pas 4 vitesh martesë.

ShowBiz

20/07/2015 22:32

Ata kanë qenë ndër çiftet më të famshme dhe më të dashur në Hollywood dhe lajmi se ata po nënshkruajnë për divors ka shokuar të gjithë.

Miranda Lambert dhe Blake Shelton, të dy shumë të suksesshëm në muzikën country, janë në lidhje që nga viti 2005e ndërsa para katër vitesh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, transmeton Lajmi.net.

Por, që nga ajo kohë ata janë bërë dy nga yjet më të mëdhenj të kësaj muzike dhe kanë vendosur që kjo nuk ishte e ardhmja që ata e kanë paramenduar.

Kështu kanë thënë dyshja në deklaratën e lëshuar, duke kërkuar që të respektojnë privatësinë dhe këtë zgjedhje të tyre. (Lajmi.net)

blake-shelton-miranda-lambert-are-getting-divorced-03 blake-shelton-miranda-lambert-are-getting-divorced-11 blake-shelton-miranda-lambert-are-getting-divorced-13 blake-shelton-miranda-lambert-are-getting-divorced-30 blake-shelton-miranda-lambert-4-617-409