Ndahen baras Portugalia dhe Meksika (VIDEO)

Ka përfunduar barazim 2:2 ndeshja mes Portugalisë dhe Meksikës.

Sport

18/06/2017 18:51

Ndeshja e xhiros së parë në kuadër të grupit A mes Portugalisë dhe Meksikës nuk ka sjellë fitues.

Quaresma me një gol të bukur pas një asistimi që pranoi nga Ronaldo, kaloi në epërsi Portugalinë në minutën e 34-të.

Chicharito barazoi në 1:1 minutën e 42-të.

Portugalia arriti ta rikthej epërsinë në minutën e 86-të me anë të Cedric.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Kombëtares së Meksikës që barazoi për 2:2 në minutën e 90 nëpërmjet Morenos./Lajmi.net/


1-1 Chicharito Goal HD – Portugal vs Mexico 18… by wc2018


Goal Quaresma R. (Ronaldo C.) (1:0) Portugal… by ylberenexhipi