NBA ka një surprizë për ndeshjen ‘All – Star’

Ndeshja ‘All – Star’ 2019 në NBA do të vë përballë skuadrën e LeBron James dhe atë të Giannis Antetokounmpo. Me që ishin lojtarët më të votuar në konferencat përkatëse; LeBron në lindje dhe Giannis në perëndim, dyshja kishin të drejtën të përzgjedhin lojtarët për skuadrat e tyre. Ndeshja do të luhet më 18 shkurt,…

Sport

16/02/2019 17:00

Ndeshja ‘All – Star’ 2019 në NBA do të vë përballë skuadrën e LeBron James dhe atë të Giannis Antetokounmpo.

Me që ishin lojtarët më të votuar në konferencat përkatëse; LeBron në lindje dhe Giannis në perëndim, dyshja kishin të drejtën të përzgjedhin lojtarët për skuadrat e tyre.

Ndeshja do të luhet më 18 shkurt, në orën 2 të mëngjesit, sipas kohës sonë.

Për këtë edicion, NBA janë kujdesur që të bëjnë një befasi për adhuruesit e basketbollit, transmeton lajmi.net.

NIKE është brendi që do t’i dizajnojë fanellat për këtë ndeshje, dhe ata kanë vendosur që të sjellin fanellat ‘Old School’.

Ngjyrat bazë për dy fanellat janë e zeza dhe e bardha. E zeza do të ketë kufizime të së kuqes, kurse e bardha do të ketë të kaltra.

Fanellat që do të përdoren për këtë ndeshja ishin modeluar në All Starin e 1991 që ishte mbajtur në Charlotte. /Lajmi.net/