NBA: Fitojnë LA Lakers dhe Toronto – Lajmi.net
NBA: Fitojnë LA Lakers dhe Toronto
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 12:30, 8 November 2018
Një mbrëmje e pasur, me plot 10 ndeshje, për të apasionuarit e kampionatit më të ndjekur në botë NBA.

Vijon forma e jashtëzakonshme e Toronto Raptors, që në 12 takimet e para të sezonit të rregullt kanë pësuar vetëm një disfatë. Skuadra më e mirë e Konferencës së Lindjes triumfoi 105-114 në parketin e Sacramento Kings, ku shkëlqeu me 25 pikë dhe plot 11 topa të kontrolluar poshtë koshit Kaëhi Leonard. Nga 24 secili realizuan Buddy Hield dhe Willie Cauley-Stein për Kings, që gjithsesi nuk e shmangën dot humbjen.

Ndalen më në fund Denver Nuggets nga Memphis Grizzlies me rezultatin 89-87. Në radhët e vendasve spikati me 20 pikë dhe 12 rebound Marc Gasol, po 20 pikë shtoi për Grizzlies edhe Jackson.

Fitore relativisht e lehtë për Oklahoma City Thunder 85-96 në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, ku Cavaliers pësuan humbjen e 10-të në 11 takime të luajtura gjithsej. Vendimtare loja e mirë e Denis Shroeder, që shënoi 28 pikë, duke e bërë të pandjeshme mungesën e Russell Westbrook për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Vjen suksesi i pestë në 11 takime për Los Angeles Lakers, që iu imponuan 114-110 Minnesota Timberwolves. Finale disi kaotike në “Staples Center”, me takimin që u zgjidh nga Kyle Kuzma, që shënoi 21 pikë në total, ndërsa LeBron James iu afrua shumë “triple double”, me 24 pikë, 9 asiste dhe 10 rebound.

Bindin edhe Philadelphia 76ers, që dolën fitues nga “Bankers Life Fieldhouse” të Indianas, ku Pacers u dorëzuan në fund me rezultatin 94-100. 20 dhe 10 topa të kontruar nga Joel Embiid, që vlejtën më shumë se 36 pikët e Victor Oladipos.

Në takimet e tjera u shënuan këto rezultate: Orlando Magic-Detroit Pistons përfundoi 96-103, Atlanta Hawks-New York Knicks 107-112, Miami Heat-San Antonio Spurs 95-88, New Orleans Pelicans-Chicago Bulls 107-98 dhe Utah Jazz-Dallas Mavericks 117-102.

Të gjitha rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Oklahoma City Thunder 85-96

Orlando Magic-Detroit Pistons 96-103

Atlanta Hawks-New York Knicks 107-112

Miami Heat-San Antonio Spurs 95-88

Indiana Pacers-Philadelphia 76ers 94-100

Memphis Grizzlies-Denver Nuggets 89-87

New Orleans Pelicans-Chicago Bulls 107-98

Utah Jazz-Dallas Mavericks 117-102

Sacramento Kings-Toronto Raptors 105-114

Los Angeles Lakers-Minnesota Timberwolves 114-110

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO