Nazim Sahiti fillimisht u shkarkua, tani i caktohet një pozitë e re

Mëngjesin e sotëm u raportua për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti.

Lajme

17/10/2018 14:35

Edhe Policia e Kosovës konfirmoi se në vend të Sahitit tashmë është emëruar Bashkim Spahiu.

Policia tha se Nazim Sahiti është transferuar në Departamentin për Kufi. Atij i është caktuar një detyrë e re.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale të shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm e ka caktuar Major Nazim Sahitin në kuadër të Departamentit për Kufi, ndërsa në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike është caktuar Major Bashkim Spahiu”, thuhet në përgjigjen e PK-së dhënë Gazetës Express.

Sahiti në dhjetor të vitit 2017 bashkë me kolegun e tij, Avni Berishën ishin përfshirë në rrahjen e menaxherit të Telekomit Agron Mustafa në qendër të Prishtinës.

Ai ishte kursyer nga drejtori i atëhershëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për ta suspenduar, siç kishte bërë me policin Avni Berishën.