Navas: Ronaldo lojtari më i mirë në botë.

Keylor Navas e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, pas paraqitjes së portugezit ndaj Espanyolit

Sport

13/09/2015 15:23

Navas ka thënë se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe e ka shprehur kënaqësinë që e kanë në skuadër.

“Skuadra bëri një punë shumë të mirë dhe u larguam nga stadiumi me një ndjenjë shumë pozitive. Kur golat vijnë në fillim të ndeshjes kjo të jem më shumë siguri dhe e kontrollon më lehtë lojën. Cristiano është i pabesueshëm. Ne të gjithë e dimë mirë, se ai është lojtari më i mirë në botë dhe jemi të kënaqur që e kemi atë në skuadër”, ka thënë Navas.

Portieri ishte i lidhur me një transferim te United si pjesë e shkëmbimit me De Gean, mirëpo pas qëndrimit në Madrid ai akoma nuk ka pësuar gol në ligë.