Navas-Real Madrid, lajm i papritur

Keylor Navas nuk e ka të sigurt qëndrimin në Real Madrid.

Sport

30/05/2016 08:46

Përkundër paraqitjeve shumë pozitive këtë sezon në të gjitha kompeticionet, vazhdon të mos jetë i qetë nga David De Gea.

Ky i fundit është obsesion për presidentin Florentino Perez, por ardhja e Jose Mourinhos në krye të Manchester United i ka komplikuar gjërat, përcjellë “Lajmi.net”.

De Gea me shumë gjasë do të bllokohet nga Mourinho dhe kjo është mënyra e vetme se si Navas mund të qëndrojë në Madrid.

Ndryshe, gardiani nga Kosta Rika e ka rinovuar kontratën me “Los Blanocos” deri më 2020.