Navas në Bayern?

Një prej yjeve të Kampionatit botëror, portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas do të transferohet në Bayern Munich. Kalimi do të konfirmohet të enjten, raporton “AS”.

Sport

09/07/2014 18:06

Tanimë duket e sigurt, nga edicioni i ri, portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas do të jetë anëtar i Bayern Munichut.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, të enjten do të konfirmohet transferimi i portierit të Levantes në Allianz Arena, me vlerë prej 10 milionë euro. Navas shkëlqeu në edicionin e fundit, ndërsa e përcolli formën e mirë edhe për Kosta Rikën në Kampionatin botëror.

Heroizmi i tij në portë, bëri që Kosta Rika të jetë befasia e garës në Brazil duke u kualifikuar deri në çerekfinale ku u mposht pas penalltive nga Holanda.

Ardhja e tij në Bayern Munich do të shërbente si përkrahje për të pazëvendësueshmin, Manuel Neuer.