Navas gaboi ndaj Bayern Munichut, ja çfarë i bënë Ramos e Marcelo

Portieri Keylor Navas ka mbështetjen e bashkëlojtarëve të tij nga Real Madrid.

Sport

27/04/2018 09:18

Keylor Navas nuk kaloi një pjesë të parë të lehtë në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.

Portieri i Real Madridit u fajësua për golin e pësuar nga Joshua Kimmich në ballafaqimin e parë të gjysmëfinales në Allianz Arena.

Por, futbollistët e Real Madridit shfaqën mbështetjen e tyre për portierin gjatë por edhe pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Sergio Ramos e Marcelo ishin të parët që ndanë përqafime me Navasin pas dy golave të Real Madridit në fitoren 2:1. /Lajmi.net/