Navas – Donnarumma, krahasim interesant nga “AS”

Gianluigi Donnarumma është duke u përmendur si objektiv i Real Madridit për transferim në Santiago Bernabeu.

Sport

17/06/2017 15:40

Gianluigi Donnarumma mund të transferohet në Real Madrid.

Portieri i ri italian ka refuzuar vazhdimin e kontratës në Milan duke shtuar shanset e “Los Blancos” për blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” ka bërë një krahasim mes tij dhe portierit të tanishëm të Real Madridit, Keylor Navas, përcjell “lajmi.net”.

Italiani ka pësuar 49 gola në edicionin e kaluar, një më pak se Navas.

Kurse, ai e ka ruajtur portën e pamposhtur në 12 ndeshje për dallim të shtatë nga Navas. /Lajmi.net/