Navas: Do të luftoj deri në vdekje

Keylor Navas është mese i përgatitur të luftojë deri në “vdekje” për të ruajtur pozitën e titullarit te Real Madrid.

Sport

03/07/2017 08:31

Portieri nga Kosta Rika, është i vetëdijshëm për konkurrencën që mund t’i rritet këtë verë, por ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet përballë saj.

30 vjeçari ka pasur një sezon të mirë duke e ndihmuar Realin në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

“Do të luftoj deri në vdekje përballë gjithkujt (arritjet e reja)”, ka deklaruar Navas për Marca, përcjell lajmi.net.

Navas është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014 pas transferimit nga Levante, që nga ajo kohë ka fituar një La Liga, dy tituj të Ligës së Kampionëve, një UEFA Superkup dhe një Kupë të Botës për Klube./Lajmi.net/