Navas apo Courtois, vjen vendimi nga Lopetegui

Real Madrid ka dy portierë 'titullarë' për sezonin e ri.

Sport

20/09/2018 13:07

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ballafaqohet me një situatë të pazakonshme.

Ai duhet të përcaktohet për portierin titullar ku në konkurrencë ka dyshen, Thibaut Courtois dhe Keylor Navas.

Lopetegui ka marrë vendim që të ketë rotacion të portieëve deri në një vendim final të tij.

Courtois është paraqitur në ndeshjet e fundit në La Ligë, shkruan “Marca”, përcjell “lajmi.net”.

Por, Navas e filloi si titullar aventurën e re në Ligën e Kampionëve duke ruajtur portën e pamposhtur në fitoren 3:0 ndaj Romës. /Lajmi.net/