NATO: Rusia respekton vetëm fuqinë

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, ka thënë se veprimet kohëve të fundit të Rusisë, tregojnë se liderët e këtij shteti respektojnë vetëm fuqinë.

Bota

25/05/2016 18:15

“Kremlini e vlerëson si dobësi qasjen liberale, demokratike, bisedimet dhe kompromisin”, ka thënë Pavel, i cili njëherit është edhe gjeneral i ushtrisë çeke, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Pavel ka shtuar se, përderisa Rusia do të vazhdojë të ketë një qëndrim të tillë, NATO duhet të tregojë vendosmëri që të përballet me çdo gjë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, SHBA dhe aleatët e saj dëshirojnë që, pa e provokuar Moskën, të tregojnë që janë të gatshëm dhe të vullnetshëm që të veprojnë nëse diçka e tillë kërkohet.