NATO: Rusët ende operojnë në Ukrainë

Komandanti i lartë i forcave aleate të NATO-s, gjenerali Philip Breedlove ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të operojnë në Ukrainë dhe se armëpushimi nuk është duke bërë punë.

Bota

21/09/2014 10:38

“Po, forcat ruse vazhdojnë të jenë brenda Ukrainës”, u ka thënë Breedlove gazetarëve mbrëmë vonë në Lituani, por duke mos saktësuar numrin e tyre.

Breedlove ka thënë se armëpushimi, që është shpallur më 5 shtator, është vetëm fjalë. Sipas tij, nivelet e dhunës janë të njëjta si para armëpushimit.

Megjithëkëtë, ai ka shfaqur shpresën se plani i ri i paqes mund të sjellë përparim.

Breedlove ka qëndruar në Vilnius të Lituanisë për një takim të shefave të NATO-s.