NATO rrit numrin e trupave në Afganistan

NATO ka bërë të ditur se do të rrisë numrin e trupave në Afganistan, nga 13,000 - sa ka aktualisht - në 16,000, për të ndihmuar Qeverinë e Kabulit në luftën e saj kundër talibanëve.

Bota

09/11/2017 15:44

Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës në Bruksel.

Stoltenberg përsëriti se trupat shtesë nuk do të përfshihen në misione luftarake, por do të jenë pjesë e misionit ndihmës, i cili trajnon dhe këshillon forcat afgane.

Rreth gjysma e trupave shtesë pritet të jenë nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në muajin gusht, ka shpallur strategjinë e re për Afganistanin.