NATO riafirmon qëndrimin e aleancës rreth nenit 5 – Lajmi.net
NATO riafirmon qëndrimin e aleancës rreth nenit 5
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:32, 11 July 2018
Udhëheqësit e NATO-s premtuan "angazhim të palëkundur" drejt përmbushjes së objektivave për shpenzime në mbrojtje dhe kritikuan Rusinë për veprimet që, sipas tyre, kanë zvogëluar sigurinë në Evropë dhe gjetkë.

Në një deklaratë formale, të lëshuar të mëkurën pas takimit të krerëve të shteteve anëtare, aleanca po ashtu shprehu mbështetje për Britaninë dhe konstatimet e saj se Rusia qëndron prapa helmimit me agjent nervor të një ish-spiuni rus dhe të vajzës së tij, më 4 mars, në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Deklarata e NATO-s riafirmoi edhe qëndrimin e aleancës rreth nenit 5 – klauzola më e rëndësishme e aleancës – që thotë se sulmi mbi një shtet anëtar konsiderohet sulm mbi të gjithë.

“Sulmi kundër një aleati do të konsiderohet sulm kundër të gjithë neve, ashtu siç qëndron edhe në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku dhe të veprojmë së bashku, në bazë të solidaritetit, qëllimit të përbashkët dhe ndarjes së drejtë të barrës”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Në të kaluarën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur dyshime rreth nenit 5. Por, më vonë, ai e ka qartësuar se është “absolutisht” i përkushtuar ndaj tij.

Trump do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në Helsinki.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO