NATO reagon pas sulmeve ajrore në Siri

Edhe NATO ka dalur në mbështetje të bombardimeve në Siri.

Bota

14/04/2018 09:24

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se mbështesin këto sulme, pas përdorimit të armëve kimike.

“Kjo do ta zvogëlojë aftësinë e regjimit për të sulmuar më tej njerëzit e Sirisë me armë kimike”, thuhet në deklaratën e sekretarit të NATO’s.

“NATO ka dënuar vazhdimisht përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria si një shkelje e qartë e normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratë, transmeton Express.

Gjithashtu, thuhet se NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe beson se është thelbësore për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike.

“Kjo kërkon një përgjigje kolektive dhe efektive nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e NATO’s.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur sulmin e tyre në Siri. Ky sulm ishte paralajmëruar nga blloku perëndimor. Sulmi vjen pas sulmit të dyshuar kimik në Siri. /Lajmi.net/