NATO pritet të rrisë gatishmërinë e trupave

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet t'i japin dritën jeshile një nisme të re të Shteteve të Bashkuara që do të rrisë gatishmërinë e trupave të aleancës, në rast të krizës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Bota

06/06/2018 20:53

Takimi në Bruksel do të mbahet të enjten.

“Pres të pajtohemi për Nismën e Gatishmërisë së NATO-s”, tha Stoltenberg.

“Nisma e Gatishmërisë së NATO-s do të thotë se aleatët, deri në vitin 2020, do të kenë 30 batalione të mekanizuara, 30 skuadra ajrore dhe 30 anije luftarake gati brenda 30 ditësh ose më pak”, shpjegoi Stoltenberg.

Vendet anëtare të NATO-s kanë vendosur tashmë rreth 4,000 trupa në shtetet e Baltikut dhe në Poloni, për t’iu kundërvënë kërcënimit rus, sidomos pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.