NATO: Për mandatin e forcave të sigurisë duhet të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë

E përditshmja serbe “Danas” ka marrë një prononcim në kushte anonimiteti nga NATO në lidhje me forcat e sigurisë së Kosovës dhe planet për krijimin e ushtrisë.

Lajme

17/10/2018 11:09

Çdo përpjekje për krijimin e ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet në konsultim me të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe të gjithë aleatët e NATO-s, ka thënë një zyrtar i NATO-s.

E përditshmja serbe “Danas” ka marrë një prononcim në kushte anonimiteti nga NATO se aleanca mbështet zgjerimin e forcave të sigurisë së Kosovës në kuadër të mandatit aktual dhe se forcat e sigurisë së Kosovës janë forca profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal, transmeton lajmi.net.

Zyrtari i NATO-s u përgjigj ndaj pyetjes se si aleanca i sheh paralajmërimet nga Prishtina për transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri. /Lajmi.net/