NATO mblidhet pas sulmit në Siri

Pas sulmeve ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Franca sot pasdite është mblidhur NATO.

Bota

14/04/2018 14:16

“Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të informojnë dërguarit e NATO-s mbi veprimet e ndërmarra në Siri”, tha një zyrtar nga ky institucion.

Takimi i 29 ambsadorëve në NATO ka nisur rreth orës 13:00,  transmeton Klan Kosova.

NATO nuk është përfshirë në sulme, mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë të shtunën përmes një deklarate se ai mbështet sulmet.