NATO mbështet pavarësinë e Moldavisë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të sotme për gazetarë në Bruksel, tha se Moldavia është “partner i vlefshëm” për aleancën.
Bota
“Të gjithë aleatët e NATO-s e mbështesin sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe e respektojnë neutralitetin kushtetues të Moldavisë”, tha Stoltenberg, pas bisedimeve me kryeministrin e Moldavisë, Chilir Gaburici, raporton REL.
Stoltenberg dhe Gaburici kanë diskutuar, po ashtu, për hapin e ardhshëm për krijimin e Ndërtimit të Nismës së Kapacitetit Mbrojtës (DCBI) për Moldavinë.
Rusia i është kërcënuar Moldavisë për synimin e saj për raporte më të afërta me Bashkimin Evropian, duke sugjeruar se do të mund ta humbte kontrollin ndaj rajonit separatist pro-rus, Transdnistria.
Rusia aktualisht i ka afro 1,200 ushtarë në Moldavi.