NATO i bën thirrje Moskës të tërhiqet nga kufiri me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë sot se NATO do e përkrah Ukrainën përballë agresionit, rus ndërsa i ka bërë thirrje Moskës që të tërheqë trupat nga kufiri.

Bota

07/08/2014 20:16

Rasmussen, duke folur gjatë vizitës në Kiev, i ka bërë thirrje Rusisë që “të tërhiqet nga kufiri dhe të mos e shfrytëzoj ruajtjen e paqes si arsyetim për të bërë luftë”.

Ai ka thënë se Rusia në vend të uljes së tensioneve, po vazhdon ta destabilizojë Ukrainën, duke iu dhënë përkrahje separatistëve pro-rusë, raporton REL.

NATO ka thënë dje se 20 mijë trupa ruse janë mbledhur pranë kufirit me Ukrainën.

Aleanca ka thënë se Moska është duke përdorur misionet humanitare apo paqeruajtëse që të dërgojë ushtarë në Ukrainë.