NATO i bën ftesë Malit të Zi

NATO-ja do ta bëjë një hap të madh drejt zgjerimit dhe kështu do të rrit tensionet me Rusinë, kur të mërkurën pritet zyrtarisht ti bëjë ftesë Malit të Zi ti bashkohet kësaj aleance, shkruan The Guardian.

Lajme

01/12/2015 13:07

E përditshmja britanike shkruan se Moska ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur se zgjerimi i Aleancës është provokim, derisa në anën tjetër zyrtarët perëndimorë besojnë se Kremlini është përgjegjës për protestat anti-qeveritare në Mal të Zi, dhe “përpjekjet për të devijuar vendin nga rruga drejt NATO-s”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, parlamenti malazez ka votuar për t’iu bashkuar NATO-s, kurse autoritetet e Podgoricës kanë kryer reforma në forcat e armatosura dhe në ministrinë e mbrojtjes, më të vetmin qëllim që ti lehtësohet procedura e pranimit.

Ndërkaq, sot pritet që 28 ministrat e NATO-s, të cilët do të hapin takimin dy-ditor në Bruksel, në mënyrë unanime ti bëjnë ftesë zyrtare Malit të Zi.