NATO formon forcat e përkohshme për mbrojtje nga Rusia

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi të martën ën Bruksel se vendet anëtare të kësaj organizate kanë miratuar formimin e një force të përkohshme ushtarake për reagim të shpejt, e cila do të jetë operative nga fillimi i vitit 2015, kurse pastaj do të shndërrohet në forcë të përhershme për mbrojtje nga Rusia dhe kërcënimet tjera.

Bota

02/12/2014 18:52

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve AFP, ministrat e vendeve anëtare të NATO-s miratuan masat asisoj që të bindin vendet e NATO-s në fqinjësi me Rusinë se aleanca veri-atlantike do t’i mbrojë ato dhe do t’iu ofrojë përkrahje.

Në kuadër të masave të përmendura janë patrullimet e përforcuara ajrore mbi Detin Baltik dhe përdorimi i njësive ushtarake mobile në Poloni dhe në vendet baltike.

“Ne mbrojmë aleatët tonë dhe i mbështesim partnerët tonë”, deklaroi Stoltenberg, duke shtuar se NATO do të aktivizojë katër fonde për ndihmë Ukrainës – për modernizimin e logjistikës, luftën kibernetike, komandën e kontrollit, si dhe shërbimet medicinale.